Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili po zhvillohet në kuadër të kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së. Gjatë këtij forumi, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ministri do të prezantojë përpjekjet gjithëpërfshirëse për reformën në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Para të pranishmëve, homologëve të tij të shteteve të rajonit dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, Tahiri do të vë theksin në diskutimet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ndërmarra në çështje penale dhe civile në Kosovë, proceset që kanë të bëjnë me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit si dhe forcimin e vazhdueshëm të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë. Reformat në fushën e drejtësisë të Kosovës do të prezantohen sot, në sesionin e parë të Forumit për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …