Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane për zbatimin e MSA-së dhe ERA-së

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane për zbatimin e MSA-së dhe ERA-së

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane. Gjatë raportimit deputetët e partive opozitare kanë thënë së është zbehur dukshëm besimi në institucione. Ministri ka folur edhe për dukurinë e nepotizmit duke theksuar se Kosova nuk ka dërguar mesazhe të mira në Bashkimin Evropian, madje sipas tij kjo çështje mbetet ende një sfidë për dikasterin që ai drejton. Sipas Tahirit papërgjegjësia e prokurorëve dhe gjyqtarëve do marrë një adresë, por sipas tij Zyra e Prokurorit Disiplinor deri tash nuk ka qenë asnjëherë efektive. Ai tha se Kosova si shtet po çalon ende në zbatimin e ligjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …