Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri takohet sot me prokurorin e Përgjithshëm i SHBA-ve, Jeff Session

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot do të takohet më njëri nga njerëzit më të rëndësishëm të kabinetit të kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Bëhet fjalë për Jeff Session, Prokuror i Përgjithshëm amerikan, i cili do të takohet për herë të parë me një ministër të Drejtësisë nga Kosova. Siç merret vesh se në këtë takim do të diskutohet për angazhimin e SHBA-së karshi fuqizimit të ligjit përmes këshilltarëve të saj dhe projekteve që ndihmojnë në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kujtojmë, se dje ministri i Drejtësisë ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, Tahiri do të jetë panelist në forumin e organizuar nga Banka Botërore, “Java për drejtësi dhe zhvillim”. Ndryshe, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Jeff Session për më tepër se dy dekada ka mbajtur pozita të larta në sistemin e drejtësisë në Amerikë duke shërbyer si: Prokuror Federal, Prokuror i Përgjithshëm i shtetit të Alabamas dhe gjithashtu si senator.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …