Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi, Marko Kovaq, liroi nga paraburgimi kriminelët e luftës: Momqillo Vukotiq e Zhika Vuksanoviq

Ministri i Drejtësisë së Malit të Zi, Marko Kovaq, liroi nga paraburgimi kriminelët e luftës: Momqillo Vukotiq e Zhika Vuksanoviq

 

Policia malazeze në fund të muajit shtator kishte arrestuar, kriminelët e luftës:  Momqillo Vukotiq dhe Zhika Vuksanoviq, pasi për të dy këta serbë kishte një fletë-arrest ndërkombëtar nën dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.  Vukotiq dhe Vuksanoviq kishin qëndruar në paraburgim, duke pritur ekstradimin te organet e drejtësisë së Kosovës. Gjykata malazeze kishte marrë vendim që të akuzuarit t’ iu dorëzohen autoriteteve të Kosovës, por Ministri i Drejtësisë Marko Kovaq e refuzoi vendimin, me arsyetimin për gjoja  kjo qenka një përndjekje politike, duke u bazuar në nenin 3  të  Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pas refuzimit për ekstradim të serbëve, Momqillo Vukotiq dhe Zhika Vuksanoviq, janë liruar nga paraburgimi. Lidhur me këtë shkelje të ligjeve ndërkombëtare, ka reaguar edhe avokati, Arbër Jashari. Ai ka thënë se vendimi i ish-ministrit të Drejtësisë të Malit të Zi, është abuzim me kompetencat që ia jap ligji dhe amnisti për “kriminelët” e luftës së vitit 1998-1999.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …