Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë për mediat bëri me dije se shumica parlamentare do të kallëzojë në SPAK ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, ish-komandantin e Gardës, por edhe të gjithë zinxhirin tjetër komandues të Gardës për ngjarjen 21 Janarit 2011. Manja tha se kallëzimi bëhet pas publikimit të një prove të re në lidhje me vrasjen e 4 protestuesve. Sipas tij, 21 Janari nuk është hetuar asnjëherë si vrasje shtetërore. Për këtë arsye, ai tha se SPAK i takon që të marrë provën e re dhe të fillojë hetimet. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon qartë që paska pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit në datën 21 Janar 2011. Tashmë i takon prokurorisë që ta marrë këtë provë të re dhe të fillojë hetimet një orë e më përpara për vrasje shtetërore. SPAK duhet t’u japë përgjigje familjarëve të viktimave në radhë të parë, por edhe qytetarëve shqiptarë seç ndodhi më 21 Janar kur 4 qytetarë të pafajshëm ditën për diell u qëlluan nga dritaret dhe tarraca e kryeministrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …