Projektligji për Tokën Ndërtimore ka avancuar dukshëm, kështu thotë ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi. Selimi thotë se përmes këtij projektligji do të ri-rregullohet e drejta pronësore si dhe administrimi i tokës ndërtimore, transformimi i të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm në pronësi publike apo private sipas kushteve të përcaktuara me projektligj. “Pas dakordimit të përbashkët me Komisionin Parlamentar për Legjislacion, si dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Ambient, për tërheqje nga procedurat e Kuvendit të Projektligjit për Tokën Ndërtimore, si dhe pas diskutimeve shtesë që janë zhvilluar në lidhje me përmbajtjen e draftit, projektligji është avancuar dukshëm. Përmes këtij projektligji jo vetëm që do të hiqet nga rendi ynë juridik një ligj i ish- KSA të Kosovës, i cili i përket një sistemi të kaluar, por se përmes këtij projektligji do të ri-rregullohen të drejtat pronësore, si dhe administrimi i tokës ndërtimore, transformimi i të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm në pronësi publike apo private sipas kushteve të përcaktuara me projektligj, e kjo përfshinë një numër të madh të rasteve, si dhe ndërlidhja e pronësisë së objektit dhe pronësisë së tokës ndërtimore në rastet kur ka pronësi të dyfishtë”, ka shkruar Selimi në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …