Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me përfaqësues të Odave ekonomike në Kosovë. Gjatë këtij takimi, ministri Selimi dhe përfaqësuesit e Odave, diskutuan për rimëkëmbjen ekonomike gjatë dhe pas pandemisë Covid-19, si dhe për themelimin e Gjykatës Komerciale, me ç ‘rast u theksua rëndësia që kjo gjykatë do të sjellë për çdo biznes dhe investitor në Kosovë. Ministri vuri në dukje se Ministria e Drejtësisë së bashku me partnerët strategjik, ShBA-në, ka ndërmarr iniciativë për të finalizuar ligjin për Gjykatën Komerciale që sipas tij do të trajtojë çështjet e kontesteve komerciale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …