leoni

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, viziton Komunën e Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi. Kryetari Suma e njoftoi Ministrin Selimi mbi zhvillimet aktuale në Komunën e Hanit të Elezit duke shpalos edhe nevojat që ka kjo komunë për përkrahje nga Ministria e Drejtësisë. Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se fushatën e fillova sot pikërisht me njeriun që përfaqëson dy elemente të punës sime si ministër – e vazhdon betejën e çlirimtarit për t’i sjellë kriminelët serbë para drejtësisë dhe luftën e pakompromis kundër korrupsionit! I vlerësuar si një ndër kryetarët më efektiv në Kosovë, Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka dëshmuar sukses të madh në mirëqeverisje dhe vendosjen e mendësisë së punës pa korrupsion, andaj mbetet shembull më i mirë që duhet ndjekur. Personalisht, duke qenë mirënjohës për kontributin e tij edhe si luftëtar lirie, por veçanërisht për vendosjen e një modeli funksional e transparent në administratë publike, kam zgjedhur ta takoj sot.

Ministri Selimi e njoftoi Kryetarin Suma për të arriturat gjatë mandatit të tij në Ministrinë e Drejtësisë, veçanërisht për një nga ndryshimet rrënjësore dhe më të domosdoshme të Kodit të Ri të Procedurës Penale të Kosovës, që tani mundëson ndjekjen dhe gjykimin në mungesë të të pandehurve për krime të luftës, si dhe suspendimin nga puna të zyrtarëve publikë, me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepra penale të korrupsionit dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Ministri Selimi i ofroi Kryetarit Suma tërë mbështetjen për kauzën e tij, si zyrtari i parë i shtetit, që ka ushtruar kallëzim penal kundër kryesve të krimeve të luftës dhe u zotua se do të angazhohet për hapjen e Gjykatës në Han të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …