Qeveria e Kosovës e ka votuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021. Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i rishikuar do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro. Sipas tij, këto rezultate ishin planifikuar më 2023, mirëpo që po arrihet qysh në këtë vit. “Prioritet është imunizimi dhe adresimi i rimëkëmbjes ekonomike. Të gjithë treguesit tregojnë për një rikuperim të aktivitetit biznesor. Të hyrat buxhetore kanë treguar një përformancë të kënaqshme gjatë pesë muajve të parë”, tha Murati.] “Kjo shërben si indikacion se jemi në rrugë të mirë drejt rimëkëmbjes. Synohet rritje për 7.9 përqind. 2 miliardë e 516 milionë euro do të jetë buxheti i rishikuar. Me këtë rishikim të buxhetit, rezultatet e planifikuara për 2023 po i arrijmë tani. Kjo rritje përfshin edhe dividenten nga dy ndërmarrje publike”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …