Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezantuar në emër të Qeverisë së Kosovës komentet që kanë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë lidhur me tarifat e energjisë elektrike. Ministri i Murati, ka thënë në një konferencë për media se kanë dhënë një propozim lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila në tetor të vitit të kaluar, ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’ua paguar rrymën katër komunave në veri të Kosovës gjatë viteve 2012-2017. Po ashtu, gjykata përmes këtij vendimi, i ka kërkuar ZRrE-së që ta obligojë KEDS-in që shumën prej rreth 41 milionë euro konsumatorëve të pjesës tjetër të Kosovës, përmes tarifave. Murati ka thënë, se qeveria i ka propozuar tash ZRrE-së që këto mjete të përfshihen si kontigjencë në të hyrat maksimale të lejuara dhe kësisoj, të rezultohet me të hyra maksimale të lejuara më të ulëta.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …