Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci. Ministri Berisha dhe gjenerali Cuoci biseduan për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it si dhe për hapat e mëtutjeshëm të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në të mirë të zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtutjeshëm të FSK-së si dhe ruajtjen dhe kultivimin e një klime bashkëpunimi gjithnjë në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë. Berisha, ka falënderuar komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij dhe trupave paqeruajtëse të KFOR-it për gjithë kontributin që po japin në vazhdimësi për garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend. Gjatë takimit Ministri Berisha dhe gjeneral Cuoci kanë koordinuar agjendën dhe ritmet e takimeve të përbashkëta për të ardhmen me qëllim që informimi, koordinimi dhe angazhimi të përbashkët në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës, duke qenë në shërbim të gjithë shoqërisë, në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …