Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha takon senatoren amerikane, Jeanne Shaheen

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha takon senatoren amerikane, Jeanne Shaheen

Ministri i  Forcës së  Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në Halifaks ka zhvilluar një takim me senatoren amerikane, njëherësh  anëtare e Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, zonjën Jeanne Shaheen. Në takim, ministri Berisha e njohu senatoren Shaheen për procesin e  tranzicionit të FSK-së, të arriturat e deritanishme dhe sfidat e këtij procesi. Ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i  kanë shprehur shqetësimin e tyre senatores Shaheen lidhur me fushatën kërcënuese që po u bëhet nga jashtë  pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët po dekurajohen që të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të takimit, ministri  Berisha e ka siguruar senatoren se FSK –ja do të mbetet forcë e besueshme, e përkushtuar dhe e gatshme në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …