Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është takuar sot me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është takuar sot me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema

Ministri i Infrastrukturës,  Pal Lekaj, bashkë me Shefin e Kabinetit, Argjend Zejnaj, të enjten realizoi vizitë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me ç‘rast u prit nga rektori Marjan Dema. Në ketë takim temë e diskutimeve ishte hapja e mundësive dhe harmonizimi i objektivave të bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit “Hasan Prishtina”, e që do të kurorëzohej me një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt. Me ketë rast  Lekaj duke e uruar rektorin Dema për reformat e nisura, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në disa fusha ku MI-ja mund ta japë kontributin e vet si: mundësia e praktikës së studentëve në MI, në fushën e transportit, inxhinierisë ndërtimore dhe inxhinierisë mekanike, trajnimi i studentëve në Akademinë e Institutit “Limak” dhe ndërhyrje në infrastrukturë aty ku ka nevojë dhe ku ka mundësi të intervenohet. Ministri deklaroi se krejt kjo po bëhet që Universiteti “Hasan Prishtina” ta ketë vëmendjen e merituar dhe të munguar ndër vite, por edhe që ta ketë infrastrukturën e nevojshme për përgatitjen e kuadrove të reja që do t’i kontribuojnë Kosovës. Ndërkaq rektori Dema e falënderoi ministrin Lekaj për gatishmërinë që t’i dalë në ndihmë Universitetit “Hasan Prishtina” dhe e informoi ministrin Lekaj për reformat e vazhdueshme që po ndodhin në këtë institucion.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …