Pyetjes për jetëgjatësi të kësaj ure, i përgjigjemi me argumente të profesionistëve, “vetëm ndonjë apokalips”, ndryshe është i përjetshëm konstruksioni i saj. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor vizitoi segmentin e fundit të Autostradës “Arbën Xhaferi”, me ç’rast u inspektuan punimet që janë duke u realizuar në urën më të gjatë në rajon. Lekaj tha se ai është i kënaqur me punët që janë bërë dhe po bëhen dhe se tashmë është krijuar një standard i lartë i infrastrukturës rrugore në Kosovë dhe se infrastruktura rrugore dhe qarkorja e autostradave do të përmbyllet brenda katër viteve . Ai vlerësoi se ky projekt ndikon edhe në rritjen e GDP-së, sepse në Autostradën “Arbën Xhaferi”, janë të nënkontraktuara 344 kompani, me mbi tre mijë punëtorë dhe tetëdhjetë përqind e buxhetit mbetet në Kosovë, duke shtuar se, projektet e tilla kanë mbështetjen e Parlamentit të Kosovës dhe këtë e dëshmon më së miri prania e deputetëve, në këtë vizitë inspektuese. Ministri gjithashtu ka thënë se janë të përkushtuar që ta ndryshojnë politikën e deri tashme kur projektet janë stërzgjatur, duke ripohuar edhe një herë se kjo autostradë do të përfundojë me 31 dhjetor të këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …