Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Zvicër - Kosovë

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Zvicër – Kosovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me presidentin Stefan Sarkany të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë. Kjo marrëveshje hap rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Veprimi i sotëm ka një rëndësi të madhe për nismën e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilëve, për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve dhe profilizimin e kuadrove të këtij profili në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri Pal Lekaj. Ai tha se sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë, përmes së cilës i hapim rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Kjo marrëveshje është nismë e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilave për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve. Jemi të përkushtuar që të sjellim lëvizje frytdhënëse në secilën sferë, si në këtë rast, arsimimi i të rinjve. Për #Kosovën që duam të gjithë!”,  ka shkruar ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …