Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se pavarësia dhe territori nuk negociohen në dialogun me Serbinë. “Në dialog me Serbinë nuk nuk negociohen Pavatësia e territori. Çfarëdo marrëveshje që arrihet me Serbinë ajo vjen në Kuvend”, ka thënë ai. Sipas Lekajt, opozita ka gabuar që nuk e ka mbështetur Platformën e votuar në Kuvend. “Opozita është dashur të mendojë më ndryshe, dhe t’i bashkohet këtij procesi, sepse sa më të bashkuar që jemi aq më të fortë dalim”, ka thënë ai.
