Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të dielën ka vizituar punimet në zgjerimin e rrugës N25.2, në hyrje të Prishtinës, rrugë e cila sipas ministrit Lekaj do të përfundojë deri më 10 shtator të këtij viti. Ministri Lekaj ka thënë se ky është edhe një nga projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në tërë vendin. “PO NDODH TANI! Asfaltimi i rrugës së “Gorenjes”, njëra nga shumë projektet për rimëkëmbjen dhe modernizimin e infrastrukturës në mbarë vendin që janë pjesë e rrjetit tonë ndër urban, po i vije fundi. E tëra do të përfundoj deri më 10 shtator. Ju dëshiroj të diele relaksuese!”. ka shkruar ministri Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …