Besim Beqaj

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj dhe kabineti i tij nuk kanë pranuar që t’i marrin pagat me rritje

Ministri, Besim  Beqaj dhe kabineti i tij  nuk kanë pranuar t’i marrë pagat me rritje duke e shqyrtuar bazën ligjore. Pagat përveç ministrit,  Beqaj nuk i kanë pranuar as zëvendësministri, Shefi i Kabinetit, Këshilltari i Lartë, këshilltarët, asistentët dhe vozitësit”, kanë treguar burimet. Ditë më parë  zyrtarëve të lartë të shtetit, pagat u kanë dalë me rritje, duke përfshirë edhe shtesën që nga 1 dhjetori i vitit 2017.  Vetëm kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë rreth 11 mijë euro, pagë dhe shtesa. Tani për tani pagat me rritje nuk i ka marrë kabineti i ministrit të Financave,  Bedri Hamza, ndërsa ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ende nuk ka marrë një vendim të prerë. Tani për tani tri ministri të PDK-së kanë refuzuar rritjen qind për qind të pagave por jo edhe kryetari i kësaj partie që është edhe kryekuvendar, Kadri Veseli,  as ministrat e tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …