leoni

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj merr pjesë në lansimin e agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor nga KE

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj merr pjesë në lansimin e agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor nga KE

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po merr pjesë në “Digital Assembly 2018”, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së, me ftesë të Komisioneres së BE-së për Ekonomi Digjitale, znj. Mariya Gabriel. Në fjalën e tij në këtë forum të rëndësishëm, Ministri Beqaj ka folur për perspektivën ekonomike të Kosovës të bazuar në ekonominë digjitale të dijes, duke theksuar se potenciali i Kosovës për integrim në tregun global, është i madh pasi vendi ka popullatë të re dhe të shkathtë në fushën e TIK-ut dhe ofrimin e shërbimit në këtë sektor të rëndësishëm ekonomik. “Ekonomia globale digjitale ofron mundësi për integrim e Kosovës në tregun global të punës. Qeveria e Kosovës teknologjinë e informacionit dhe komunikimit e konsideron si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe transformim strukturor drejt një ekonomie dhe shoqërie të bazuar në dije”, tha ministri Beqaj në “Digital Assembly 2018” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, organizuar nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së. Ai ka folur edhe për mundësitë e zhvillimit të Kosovës në sektorin e teknologjisë informative, duke theksuar se Kosova njihet si vend me penetrim të gjerë të internetit në shkallë vendi që arrin afërsisht në 88 %. Ministri Besim Beqaj ka siguruar se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar programin e ekonomisë digjitale të Kosovës – KODE, në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl, flet për largimin e Borrellit dhe sanksionet e BE-së kundër Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur kritika të forta kundër shefit të BE-së Joseph Borrell, …