Ministri i Jashtëm çek, Tomas Petriqek thotë se nuk ka ndonjë arsye që Çekia ta tërheq njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm çek, Tomas Petriqek thotë se nuk ka ndonjë arsye që Çekia ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës

Çështja e pavarësisë së Kosovës ka shkaktuar përçarje në skenën politike në Çeki. Mbrëmë, kryetari e kryeminsitri çek mbajtën një takim nga ku u fol edhe kjo çështje, dhe u mor vendim që tema e njohjes së pavarësisë së Kosovës të diskutohet në një takim koordinues të politikës së jashtme, shkruan lajmi.net. Mirëpo i menjëherëshëm ka qenë reagimi i ministrit të Jashtëm çek, Tomas Petriqek. Para gazetarëve, ai është kundërpërgjigjur duke thënë se Çekia nuk ka arsye që ta tërheq njohjen e Kosovës. “Nuk shoh ndonjë arsye që Çekia ta tërheq njohjen e Kosovës. Është e rëndësishme që politika e jashtme e Çekisë të jetë e vazhdueshme dhe e kuptueshme”, ka thënë ai para gazetarëve. Çështja e tërheqjes së njohjes së Kosovës u bë temë që nga vizita e fundit e presidentit çek në Beograd. Milos Zeman, nga takimi që pati me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq dërgoi mesazhe negative për shqiptarët, nga ku edhe paralajmëroi marrjen në konsideratë të tërheqjes së njohjes së Kosovës. Kundër këtij qëndrimi është rreshtuar fuqishëm ministria e Jashtme dhe kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …