Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, sot do të vizitojë Kosovën, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Berlin. Një ditë më vonë, Maas do të vizitojë edhe Beogradin. Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie Maria Adebahr, Maas do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimeve mediale në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …