Gjermania ka kumtuar se miratimi i ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri nuk bën të shfrytëzohet për përshkallëzim dhune dhe ka ftuar Serbinë e Kosovën për përmbajtje. “Kosova si shtet sovran ka të drejtë t’i formojë forcat e veta të rregullta e të armatosura e”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë Rainer Breul. Ai ka theksuar nevojën n për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe ka apeluar te të dy palët që të vetëpërmbahen. “Miratimi i ligjeve nuk guxon të përdoret për përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …