Heiko Maas

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, të enjten do të vizitojë Kosovën më pas edhe Beogradin

Shefi i diplomacisë gjermane,  Heiko Maas, të enjten do të vizitojë Kosovën ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë,  në Berlin. Një ditë më vonë, ministri gjerman do të vizitojë edhe Beogradin. Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie Maria Adebahr, Maas do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimeve mediale në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve. Siç kanë raportuar disa media, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një raport ku thuhet se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …