Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, paralajmëroi përforcimin e pranisë së trupave të NATO-s në kufirin: Kosovë-Serbi, për të parandaluar përleshjet e mëtejshme, që kanë për qëllim ripërtëritjen e dhunës në rajon. Lidhur me këtë paralajmërim ai thotë se ka biseduar me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke u bërë thirrje për inkurajim të dialogut. Në marrëveshje me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme, thuhet mes tjerash në postimin e ministrit të Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.
