Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së në Evropë, e filloi vizitën dyditore në Bosnje-Hercegovinë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së në Evropë, e filloi vizitën dyditore në Bosnje-Hercegovinë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kryesues i radhës  i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e filloi vizitën dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë me një takim me anëtarët e Presidencës vendit, raporton Anadolu. Bujar  Osmani u prit në Sarajevë nga anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, i pasuar nga takimi i dy delegacioneve. Pas takimit me anëtarët e Presidencës, Osmani do të bisedojë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës së, Elmedin Konakoviq, ndërsa parashihet që dy zyrtarët të adresohen para gazetarëve. Ndërkohë, është paralajmëruar edhe takim me anëtarët e Kolegjiumit të të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës. Gjatë qëndrimit në këtë shtet  Bujar Osmani do të vizitojë Mostarin dhe Jabllanicën, ku do të takohet me kryetarin e Komunës së Mostarit, Mario Kordiq, dhe kryetarin e Komunës së Jabllanicës, Damir Shabanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …