Kryeministri, Albin Kurti, gjatë konferencës së mbajtur sot nga Grupi i Ballkanit për Politika, ka folur për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës në BE si dhe disa çështje tjera. Kurti në fillim ka përmendur luftën në Ukrainë. Ai tha se agresori rus me është ambicie hegjemoniste dhe ndërsa njerëzit luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre, koncepte të tilla si liria, uniteti dhe solidariteti duhet të bëhen veprime që drejtojnë politikën e jashtme. Kjo është arsyeja pse Kosova e ka harmonizuar politikën e saj të përbashkët të sigurisë së jashtme me atë të BE-së dhe ka aplikuar të gjitha pakot e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. ‘’Nuk ka asnjë mospajtim nëse Kosova duhet të vendosë sanksione dhe të rreshtohet me BE-në, sepse vizioni ynë është i qartë: ne rreshtohemi me kombet paqësore, demokratike në Evropë që mishërojnë lirinë, unitetin dhe solidaritetin dhe jemi në anën e luftës çlirimtare të populli ukrainas. Albin Kurti në këtë konferencë foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE.
