Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u ka kthyer përgjigjen me shkrim Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s lidhur me kërkesat ruse rreth fushës së sigurisë. Nuk ka reagim pozitiv ndaj çështjes kryesore në këtë dokument. Çështja kryesore është pozicioni ynë i qartë për papranueshmërinë e zgjerimit të mëtejmë të NATO-s, në lindje dhe dërgimin e armëve sulmuese, që do të mund ta kërcënonin territorin e Federatës Ruse, tha ministri rus Llavrov. Kryediplomati rus pranoi se përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s mund të çojnë në diskutime serioze, por vetëm për çështje dytësore. Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, deklaroi se kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, i ka lexuar përgjigjet me shkrim të dërguara nga Amerika dhe NATO-ja, por shtoi se Kremlini nuk do të nguten për ndonjë konkluzion. Zëdhënësi rus shtoi se në sipërfaqe, shqetësimet kryesore të Rusisë nuk janë adresuar, por refuzoi të jepte një përgjigje zyrtare përfundimtare ndaj përgjigjeve me shkrim të Uashingtonit zyrtar dhe NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …