leoni

Ministri rus S. Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, vuri në dukje se Izraeli po i shkel të gjitha normat e ligjit humanitar, në Gaza

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, vuri në dukje se Izraeli shkel të gjitha normat e ligjit humanitar në Gaza. Ai i bëri këto deklarata lidhur me çështjet aktuale në Forumin e 10-të Ndërkombëtar “Primakov Readings” i cili mbahet në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, Lavorv deklaroi: “Dhuna ka rrezik të përhapet në Liban. Këtë e ka njoftuar edhe administrata izraelite. Janë paraqitur disa kërkesa. Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar, përfshirë aleatët e Izraelit, do ta kuptojnë se kjo qasje është e dëmshme”. Duke deklaruar se situata në Rripin e Gazës është “katastrofike” Lavrov tha: “Ne kundërshtojmë metodat që përdor Izraeli këtu. Unë u befasova shumë që zyrtarët izraelitë thanë se metodat e përdorura ishin të drejta dhe deklarata e një zyrtari izraelit, që është shumë e tmershme, ku ai u shpreh se ‘atje nuk ka civilë, të gjithë janë terroristë nga mosha 3-vjeçare’. Administrata e Izraelit shkel të gjitha normat e ligjit humanitar.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …