leoni

Ivica Daçiq dhe Sllobodan Millosheviq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka folur për sikur gjoja standardet e dyfishta kur bëhet fjalë për Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se standardet e dyfishta kur bëhet fjalë për Serbinë, vërehen edhe në faktin se sulmi i një grupi shqiptarësh nga Kosova ndaj policisë maqedonase në vitin 2015 nuk ishte akt terrorist, por ngjarjet në Banjskë ishin dhe për këtë shkak vendosja e sanksionit ndaj Serbisë. Daçiç u shpreh se për këtë ka folur edhe në takimin ministror të krerëve të diplomacisë së rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit, por se pyetja e tij ka mbetur pa përgjigje. “E kisha fjalën për standarde të dyfishta. Domethënë në vitin 2015 isha kryetar i OSBE-së dhe në emër të OSBE-së fola me autoritetet maqedonase. Pastaj ishte vrasja e tetë policëve maqedonas, dhe një grupi terrorist nga Kosova u fajësua për këtë, e cila përbëhej nga ish-pjesëtarë të UÇK-së”, sipas tij. Ai thekson se asnjë nga zyrtarët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Bashkimin Evropian, nuk e kanë cilësuar si akt terrorist, edhe pse janë vrarë tetë policë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …