Serbia vijon fushatën e saj kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës si shtet i pavarur. Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se shteti i Sierra Leones ka tërhequr njohjen si shtet i pavarur i Kosovës. Në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe Kosova zyrtare. Aktiviteti i fundit i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç kundër shtetit të Kosovës po zhvillohet në Sierra Leone, prej nga tha se ky shtet është vendi i 18-të që tërheq njohjen për Kosovën. “Mund ta tregoj notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në të cilën thuhet se Sierra Leone tërheqë njohjen e Kosovës, dhe se zyrtarët e këtij vendi janë zotuar se do të respektojnë rezultatet që vijnë nga dialogu me ndërmjetësimin e BE dhe OKB-së”, ka thënë Daçiç.
