Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani përshëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. Ai tha me këtë rast se kjo është një ditë e mirë për Kosovën sepse qytetarët e saj më në fund fillojnë të përfitojnë nga liberalizimi i shumëpritur dhe i merituar i vizave me Bashkimin Evropian. Është ky një hap gjithsesi i vonuar, por mjaft i dobishëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …