inistri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në takim dhe ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan. Pas takimit në një konferencë të përbashkët për medie, Hasani ka falënderuar Turqinë për angazhimin e saj në njohjet për Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rajonale. “Dua të falënderojë Turqinë për angazhimin e saj në njohjen e Kosovës dhe në anëtarësimin e saj në organizata rajonale e globale”, ka thënë Hasani. Në këtë konferencë dy ministrat kanë folur edhe për raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, të cilat i kanë vlerësuar si shumë të mira. “Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Aktualisht marrëdhëniet mes vendeve tona në çdo fushë janë të shkëlqyera dhe kanë njohur vetëm rritje. Sot ne zhvilluam takimin e dytë të grupit për dialog politik. Ky takim e forcon edhe më tej karakterin strategjik të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh është shoqëruar me rritje kuptimplotë të bashkëpunimit dypalësh”, ka thënë Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …