Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, vizitoi ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun e Hagës të Gjykatës Speciale

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka kryer një vizitë në Gjykatën Speciale në Hagë ku ka pasur një takim më ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.  Ai është shprehur se Thaçi është në gjendje të mirë, optimist dhe me besim të palëkundur se drejtësia do të triumfojë. Ishte vërtet mbresëlënës  ekuilibri i brendshëm, kthjelltësia dhe vizioni që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me të përpjeta dhe tatëpjeta, garën e fiton ai që është i përgatitur me të gjitha. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani u shpreh gjithashtu se mbështetja ndaj luftëtarëve të UCK-së nuk do të mungojë asnjëherë, pasi populli shqiptar nuk i harron përpjekjet dhe as sakrificat e bijve të vet si nëpër  lufta ashtu edhe në paqe.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …