Hakan Fidan: Rezistenca kundër pushtimit izraelit tani është një luftë midis shtypësve dhe të shtypurve në mbarë botën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, po qëndron për një vizitë zyrtare në vendin tonë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, gjatë vizitës së tij në vendin tonë, u shpreh se me shtetin e Kosovës ka nivel të shkëlqyer të dialogut në aspektin ekonomik, politik e kulturor. Sipas tij, dialogu është zgjidhja kryesore e problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se Turqia është e gatshme të marrë rol në aspektin e dialogut Kosovës-Serbi nëse kërkohet nga njëra palë e përfshirë në këtë dialog.  Ministri Fidan deklaroi po ashtu se me zonjën Gërvalla kanë biseduar edhe për investime ekonomike në Kosovë por edhe për ato të sigurisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan gjatë ditës së sotme pritet të takohet edhe me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …