Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore, në Tiranë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani deklaroi se Shqipëria e mbështet perspektivën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës

Shqipëria e mbështet perspektivën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës dhe synon të forcojë më tej raportet përmes ambasadave të rihapura në Tiranë dhe në Sarajevë. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, priti në takim ministrin e Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq për të diskutuar nga afër çështjet nga turizmi e siguria rajonale, deri te Kosova dhe Bashkimi Evropian. Me ministrin Konakoviq konstatuam se potenciali i zhvillimit dhe marrëdhëniet dypalëshe janë ende të pashfrytëzuara si duhet. Vendosëm disa piketa të punës së mëtejshme dhe diskutuam drejtimet për hedhjen e mundësive të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh. Procesi i integrimit europian ishte një tjetër kapitull i rëndësishëm i bisedave. Shqipëria vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Bosnjë-Hercegovinës në këtë drejtim, të cilat së fundmi kanë dhënë edhe rezultat konkret, siç është marrja e statusit të vendit kandidat dhe rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave. tha mes tjerash,  ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …