Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani sot do të qëndrojë në Kosovë për vizitë njëditore

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, shpreson se sot në mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet marrëveshja “Ohri 2”(!)

Ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, thotë se shpreson që sot në mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet marrëveshja “Ohri 2”.  Ai  tha se Maqedonia e Veriut inkurajon të dyja palët që të arrijnë marrëveshje. Ne jemi si delegacion – nikoqir të këtij dialogu për të mundësuar fillimisht kushte për një dialog të mirëfillte dhe për të inkurajuar palët për një zgjidhje me qëllim të stabilizimit të Ballkanit Perëndimor”. Të gjithë jemi në shpresë por vendimi do të merret nga palët në tavolinë. Ne shpresojmë që vërtetë do të jetë ditë historike – në atë që po e quajmë Ohri 2 sepse ambientet e njëjta në të cilat është zhvilluar dialogu për marrëveshjen e Ohrit – njëra prej marrëveshjeve më të mira të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukseli”. Mbase simbolika se pse është zgjedhur Ohri është kjo, por edhe arsyeja se pse është zgjedhur Maqedonia e Veriut është si mirënjohje për rolin e saj për ruajtjen e stabilitetit në rajon”, u shpreh Osmani, i cili këtë simbolikë e ka kuptuar si bashkëjetesë në një shtet mes shqiptarëve e serbëve, ashtu sikur mes maqedonëve e shqiptarëve në Maqedoni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …