Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka konfirmuar se ka arritur në Washington, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore për Liritë Fetare. Në këtë konferencë që është e para e këtij lloji, Pacolli është ftuar të marrë pjesë nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. “Sapo mbërrita në Uashington DC me ftesë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ministrore për Liritë Fetare. Kjo është një nismë e rendesishme e Presidentit Trump për të promovuar liritë fetare dhe Kosova do të mbështesë përpjekjet amerikane në nivel global. Do të ndaj traditën e Kosovës dhe trashëgiminë e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare dhe do të promovoj përpjekjet tona për t’i bërë të gjithë njerëzit të ndjehen të barabartë dhe të lirë në shoqërinë tonë për besimin e tyre. Unë do të shfrytezoj praninë time në Uashington për të takuar edhe homologët e tjerë dhe vendimmarrësit amerikanë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …