Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka takuar homologen e tij kroate, Marija Pejcinoviq- Buriq. Ai ka bërë me dije se do t’i avancojnë raportet Kosovë-Kroaci, duke organizuar edhe një forum ekonomik. “Takim shumë miqësor me ministren e jashtme kroate, Marija Pejcinoviq-Buriq. Raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona do t’i avancojmë ekonomikisht duke organizuar forumin ekonomik për të fuqizuar edhe më tej lidhjen ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
