Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se diplomatët rusë dhe ata amerikanë pritet të takohen sot në Stamboll. Ministri rus tha se të dy vendet do të diskutojnë çështje në funksionimin e ambasadave të dy vendeve të tyre gjatë bisedimeve. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se të dy vendet kishin rënë dakord të rivendosnin funksionalitetin e misioneve përkatëse në Uashington dhe Moskë, gjatë bisedimeve në Arabinë Saudite javën e kaluar. Gjatë takimit në Arabinë Saudite, dy shtetet janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet me mundësinë që t’i jepet fund luftës në Ukrainë. Kryetari ukrainas Vladimir Zelensky, ka reaguar duke thënë se është lënë jashtë këtyre bisedimeve – duke këmbëngulur se edhe Ukraina duhet të jetë pjesë e bisedimeve.
