Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi sot se shqiptarët e Kosovës ‘nuk arritën të përmbushin’ marrëveshjet me Serbinë dhe se BE-ja duhet të ndikojë te Kosova. Ai në fillim të bisedimeve me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiq vlerësoi se marrëdhëniet mes Moskës dhe Beogradit janë duke përparuar në çdo fushë. “Kontaktet tona kanë qenë intensive. Mbaj mend ngrohtësinë e vizitës sime në Serbi në shkurt, kur ne festuam 180-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pas kësaj, kemi pritur më 8 dhe 9 maj, presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores, dhe përveç kësaj gjithashtu kishte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Ne e çmojmë shumë “, ka thënë Lavrov.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …