Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq shfaq droje se Shqiptarët një ditë do të arrijnë deri në qytetin e Nishit kur edhe kanë qenë në kohën e Perandorisë Osmane. Në një konferencë shtypi, pas takimit me diplomatin rus Sergej Lavrov, ai tha se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gatishmërisë për kompromis. Sipas tij të gjithë shqiptarët e duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, sepse duan të vijnë deri në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe veriun Greqisë. Faktin për këtë ekspansion të shqiptarëve, Daçiqi e sheh në kremtimin e datëlindjes së ish-kryetarit amerikan Bill Clinton ditë më parë në Prishtinë. Kosova është i vetmi vend në botë ku i festohet, ditëlindja, përveç në shtëpinë e tij”. Kjo është, sipas Daçiqit dëshmi se shqiptarët “kanë mbetur parapa me kohën”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …