Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, propozohet për emisar të BE-së në dialogun Kosovë – Serbi

Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, propozohet për emisar të BE-së në dialogun Kosovë – Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, ka pranuar se është propozuar për emisar të BE-së në dialogun Kosovë – Serbi. Ai ka thënë se për angazhimin e tij të ardhshëm politik do të marrë një vendim final brenda dy javëve të ardhshme, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Sllovaki. Lajcak i cili është përfolur si Përfaqësues i mundshëm Special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, ka thënë se nuk e sheh veten teksa merret me politika të brendshme, duke shfaqur kështu dëshirën e tij për t’u kthyer në zanatin e tij të më hershëm. Ndryshe, Lajcakun këto ditë në Mynih të Gjermanisë do ta takojë edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih përgjatë 14 dhe 16 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …