Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, viziton Palestrën Sportive, “Mizair Isma”, në Rahovec

Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Palestrën Sportive,”Mizair Isma”, në Rahovec ku është pritur nga Kryetari i Komunës së Rahovecit me bashkëpunëtor. Gjatë takimit Kryetari Latifi shprehi falënderim për Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe stafin e tij, për  kujdesin e treguar dhe mbështetjen e këtij projekti si dhe këmbënguljen e Komunës së Rahovecit që Finalja e 8-të të filloj me 27 shkurt e cila do të zgjas deri me tre mars, po ashtu falënderim shprehu edhe për kompaninë Euroing e cila ka bërë një punë shumë të mirë. Ndërkaq,  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi u shpreh “Ne kemi qenë  shumë të përkushtuar si ministri që të përfundojmë këtë palestër, andaj jam jashtëzakonisht i lumtur që po finalizohet si projekt. Po ashtu i uroj qytetarët  e Komunës së Rahovecit për Palestrën që sportistët dhe sportdashësit të kenë infrastrukturën e nevojshme për aktivitete sportive”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …