Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Ministri i Kurtit, Nenad Rashiq, thotë se shumë shpejt do të tërhiqet vendimi që ndalon hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka deklaruar se shumë shpejt do të tërhiqet vendimi që ndalon hyrjen e mallrave serbe në Kosovë. Këtë informacion, Rashiq tha se e ka marrë nga kryeministri Albin Kurti. Edhe pse nuk dha një datë të saktë se kur mund të ndodh, Rashiq shtoi se është “gjëja e parë në agjendë”. “Mendoj se do të ndodhë së shpejti, me faktin se po lutem që të mos ketë ndonjë komplikim shtesë, që të mos bie në plan të dytë sepse është tani. gjëja e parë në agjendë”, tha Rashiq. Pasi serbët u ankuan se ka pothuajse dy muaj që Qeveria e Kosovës i ka lënë pa mallra serbe, një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë  ka thënë  për mediet serbe se meqë Kosova dhe Serbia përpiqen për integrim europian, duhet të ndërmarrin veprime që promovojnë më tej qarkullimin e lirë të mallrave përtej kufijve të saj, jo veprime që e pengojnë atë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …