Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, priti në vizitë ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barishiq

Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, priti në vizitë ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barishiq

Në vazhdën e pritjeve të ambasadorëve të vendeve mike, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë,  znj. Danijela Barišić. Duke i shprehur mirëseardhje, Ministri Quni shprehu mirënjohjen e thellë për Republikën e Kroacisë, për përkrahjen e ofruar deri më tani në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Mbështetjen e ofruar për zhvillimin e kuadrove profesionale me shkollimet dhe trajnimet në qendrat specialistike dhe akademinë ushtarake të ofruar në vazhdimësi, Ministri Quni e vlerësoi me rëndësi dhe impakt të lartë në realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së siç është edhe Kroacia me forcat e armatosura të saj. Ministri Quni e njoftoi ambasadoren edhe me procesin e implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit duke ritheksuar se ky proces, si deri më tani, do të realizohet në transparencë të plotë dhe përputhje me kornizën kohore të planifikuar si dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me vendet partnere.

Nga ana e saj, Ambasadorja Barišić, falënderoi për pritjen dhe uroi Ministrin Quni për detyrën e re dhe premtoi se Kroacia si një vend mik  i Kosovës, sikur edhe deri më tash,  do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentet  e tyre në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre, respektivisht procesin e tranzicionit sipas planit përkatës. Në fund, të dy ishin të një qendrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë dhe mbrojtjes në funksion të  plotë për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Në delegacionin pritës të Ministrit Quni ishin shefi i Kabinetit dr.Jashar Ramadani dhe këshilltari ushtarak Kolonel Hamdi Pollomi, kurse ambasadorja Barišić shoqërohej nga atasheu ushtarak i Kroacisë për Kosovë kolonel Marijana Pleša Čadonić.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …