Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Melisa Haradinaj

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, priti ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Melisa Haradinaj

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni priti sot në takim ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Melisa Haradinaj, me bashkëpunëtorë. Në pritje ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari përgjithshëm Faruk Geci dhe shefi i Kabinetit të Ministrit Jashar Ramadani.

Ministri Quni, me këtë rast e njoftoi ministren Haradinaj, me zhvillimet e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe me objektivat për të ardhmen.  Ministri Quni, vlerësoi se, si vend  jemi në rrethana të reja dhe na imponohen edhe aktivitet të reja të cilat kërkojnë një koordinim dhe bashkëpunim në mes të dy ministrive tona, për të arritur objektivat me interes shtetëror.

Objektiv shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe për dy ministritë tona është edhe angazhimi dhe aktivitetet për integrim në NATO, për çka kërkohet bashkëpunim dhe koordinim për një qasje më efektive.  Po ashtu, gjatë takimit në mes dy ministrave u bisedua edhe për angazhimin e  FSK-së, në misione paqësore jashtë vendit, ku kërkohet bashkëpunimi dhe koordinimi edhe me Ministrinë e Jashtme, që kushtëzohet përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit dypalësh  me shtetet përkatëse.

Gjatë takimit u theksua se ka hapësirë për punë të përbashkëta për të shpreh interesimin për të qenë jo vetëm prezent por edhe për anëtarësim në organizatat dhe nismat regjionale të sigurisë. Çështje me rëndësi gjatë takimit të sotëm ishte edhe diskutimi rreth harmonizimit të statusit të atasheve ushtarakë  të FSK-së në ambasadat e Kosovës.

Nga ana e saj ministrja Haradinaj, u shpreh se prioritet i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme është integrimi në NATO, dhe për këtë ne duhet të koordinojmë veprimet tona, duke shtuar se në këtë drejtim jemi të interesuar të rrisim përfaqësimin e Kosovës në NATO, në nivel të ambasadorëve.  Për çështjet e shtruara, ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim dhe sidomos për angazhimin e FSK-së, në misione paqësore jashtë vendit për çka kërkohet një punë e vazhdueshme koordinuese.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …