Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni vizitoi organizatën e njohur ndërkombëtare të deminimit, HALO Trust

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni vizitoi organizatën e njohur ndërkombëtare të deminimit, HALO Trust

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni vizitoi sot, Organizatën për Mbështetjen e Jetërave në Zonat e Rrezikshme (Hazardous Area Life-support Organization), të njohur si,  The HALO Trust – Programi në Kosovë. Me këtë rast, në selinë qendrore të saj, në Gjakovë,  ministri Quni u prit prej menaxheres së HALO Trust–Programi në Kosovë, Olivia Meader, shoqëruar nga menaxheri i Operacioneve, Maxime Robitaille dhe administratori, Agron Boshtraj. Pasi i dëshiroi mirëseardhje, znj. Meader njoftoi ministrin Quni me misionin e organizatës, aftësitë dhe kapacitetet operacionale të angazhuara në programin për Kosovë që nga viti 1999 si dhe strategjinë për të ardhmen. Nga ana e tij, ministri Quni shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e madh të HALO Trust – Programi në Kosovë, në misionin e tyre të shenjtë, që nga paslufta, në mbrojtjen e jetërave të qytetarëve tanë duke eliminuar dhe minimizuar vatrat potencialisht të rrezikshme nga minat dhe mjetet tjera eksplozive të pashpërthyera të mbetura nga lufta e fundit.

Gjithashtu, ai vlerësoi lart edhe kontributin e madh të personelit të saj në edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth minave tokësore dhe mjeteve tjera eksplozive të pashpërthyera si dhe rikthimin e qëndrimin e sigurt në vendbanimet e tyre. Ministri Quni, theksoi si shumë të rëndësishëm edhe bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë të HALO Trust me Qendrën Koordinuese të Deminimit të FSK-së si dhe mbështetjen e pandërprerë profesionale me përvojën operative të tyre për kontingjentin e Kompanisë së Deminimit të FSK-së me zotimin e përbashkët me znj. Meader për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Në fund, ministri Quni shprehu respektin e madh për misionin 32 vjeçar të HALO Trust me programe të veçanta në pjesën dërmuese të zonave post-konfliktuoze në shërbim të miliona jetërave civile anekënd Botës. Gjatë vizitës, ministri Quni shoqërohej nga drejtori i Qendrës Koordinuese të Deminimit të FSK-së, Ahmet Sallova, këshilltari i tij ushtarak, kolonel Hamdi Pollomi dhe zyrtarja e lartë e kabinetit, Martina Dedaj-Kqira. The HALO Trust është një organizatë bamirëse anglo-amerikane e cila merret me asgjësimin e mbetjeve eksplozive të pashpërthyera të pasluftës, në veçanti minat tokësore. Kjo organizatë, aktualisht operon me rreth 6000 deminues në të gjithë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …