Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e takon ekspertin e sigurisë dhe ish-eprorin e lartë të UÇK-së, Naim Maloku

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e takon ekspertin e sigurisë dhe ish-eprorin e lartë të UÇK-së, Naim Maloku

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ekspertin e sigurisë dhe ish-eprorin e lartë të UÇK-së, Naim Maloku. Me këtë rast, Mehaj e ka vlerësuar Malokun si një burrë të madh të kombit shqiptar. Ai ka thënë se dija dhe përvoja e Malokut është dhe do të jetë mbështetje e madhe në realizimin e vizionit nacional të sigurisë. “Sot me stafin tim, prita në takim të veçantë, mikun tim, ushtarakun profesionist të rryer, atdhetarin e jashtëzakonshëm, liderin luftarak të fushëbetejave, intelektualin e mirëfilltë dhe njohësin e madh të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, gjeneral Naim Malokun. Ky burrë i madh i kombit, përkundër sfidave shëndetësore që po kalon qe tri vite, ka forcën dhe energjinë e pashtershme të bëjë më të mirën e tij për të ardhmen tonë të sigurt dhe prosperuese”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …