Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Kroaci takohet me ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës në Kroaci takohet me ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vizitës së tij në Kroaci, ka njoftuar se u takua me ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic. Ky i fundit e falënderoi Mehajn për pranimin e ftesës për pjesëmarrjen në panairin e njohur, ASDA 2021, në qytetin e Splitit të Kroacisë. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas kumtesës ministrore, gjithashtu në këtë takim u diskutua për potencialin e bashkëpunimit të ardhshëm tekniko-ushtarak në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë. Bashkëbiseduesit gjithashtu ri përsëritën rëndësinë e dialogut strategjik midis dy vendeve në kontekstin e interesit të përbashkët për stabilitetin e Evropës Juglindore. Në mes tjerash, ministri Mehaj dhe ministri kroat, Banozic u pajtuan për realizimin e marrëveshjes në fushën e blerjeve ushtarake “Shtet me shtet”, për mundësinë e pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta paqeruajtëse, si dhe për Memorandumin e ri të Mirëkuptimit mes dy ministrive të mbrojtjes, që pritet të nënshkruhet së shpejti në Prishtinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …