Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj takohet virtualisht me homologen e tij nga Mali i Zi, Olivera Injac

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj takohet virtualisht me homologen e tij nga Mali i Zi, Olivera Injac

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar një takim online me homologen e tij nga Mali i Zi, Olivera Injac. Me këtë rast, ministrja Injac  ka shprehur vullnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë Covid-19. Ndërsa ministri Mehaj ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes  të dy ministrive në interesin e përbashkët si dy vende fqinje dhe rajonit në përgjithësi. Ai ka vlerësuar lart edhe rolin e tashëm të Malit të Zi  si vend anëtar i NATO-s dhe ndërlidhjen e këtij fakti me synimin e Kosovës për integrimit në organizatat rajonale dhe euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes. Në fund të këtij takimi, të dy palët janë pajtuar që të intensifikohen angazhimet dypalëshe për konkretizimin e mëtejme të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese mund t’i japë fund bllokadës në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës, çdo 48 orë po përsëriten përpjekjet për të përfunduar konstituimin e …